Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan arbresh.info.
“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun z. Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkëpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik”, ka thënë Abdixhiku.
“Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare”, shtoi ai./arbresh.info/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...