Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij Berisha ka folur për rritjne e çmimit të karburantit në vend. Ai kërkoi ndërprerjen e veprimtarisë së anëtarëve të bordit të Transprencës.
“Kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së Bordit të Transparencës. Anëtarët të japin dorëheqje, të mos shndërrohen në vegël antikushtetuese të një qeverie e cila me vendimet e saj është shndërruar në një organizatë kriminale.”
Sipas tij, të dhënat e politikaneve që ndoqi Edi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër tejet alarmante.
“Ju keni lexuar këto ditë organizatat më prestigjioze për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, Shqipëria nuk mund të ketë, asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë.
“Qytetarët vetëm paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vet. Dhe njëherë, kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. Kërkoj dhe u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqje menjëherë, të mos shndërrohen në një vegël antikushtetuese të një qeverie e cila me vendimet e saj është shndërruar tashmë e njohur univeralisht si një organizatë kriminale”, tha Berisha./arbresh.info/
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...