Greqia ka raportuar rastin e parë me li të majmunit, konkretisht rasti është regjistruar në Selanik.
Sipas mediave greke, i infektuari me linë e majmunit është një 61-vjeçar me origjinë marokiene, i cili tashmë është duke u trajtuar në spitalin e Selanikut, transmeton portal arbresh.info
61-vjeçari maroken është vendosur në izolim të rreptë, ndërsa i është nënshtruar menjëherë të gjitha ekzaminimeve të nevojshme për të përcaktuar më shumë mbi sëmundjen.
Rezultatet e analizave pritet të dalin nesër nga Universiteti Aristoteli në Selanik.
Sipas mediave greke, marokieni ka shkuar me këmbët e veta në emergjencë. Pacienti ka arritur në Selanik përmes Stambollit./arbresh.info/
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...