Osmani për Nishanin: Populli i Kosovës do ta kujtojnë përherë me mirënjohje

14:37 | 2 Qershor 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit.

Në emër të popullit të Kosovës, Osmani është përkulur para ‘arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar’.

Përmes postimit në Facebook, presidentja tutje tha se Nishani u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar. Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore. Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/