Vashat e Kosovës fitojnë në Kampionatin e ‘Beach Volley’

13:50 | 2 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Në Rumani tani është duke u mbajtur kampionati në sportin e ‘Beach Volley’.

Kosova në këtë kampionat merr pjesë në të dy konkurrencat, si të femrave po ashtu edhe në atë, të meshkujve, shkruan arbresh.info.

Kosova e ka treguar një paraqitje të mirë qysh në ndeshjet e para, dhe kështu ka arritur fitore të madhe në konkurrencën e femrave, kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për medie, Federata e Volejbollit të Kosovës.

Dyshja kosovare Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari kan fituar kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra e Culda Bianca, të cilat çifti kosovar, i mposhti me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), duke ia sjellë kështu Kosovës fitoren e parë.

Ndryshe,  në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që do të luhet sot me fillim nga ora 17:00./arbresh.info/