Jahti me vlerë prej 443 milionë paund që i përket oligarkut rus të sanksionuar, Andrey Melnichenko është parë në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pamjet tregojnë anijen luksoze të ankoruar në portin e Ras al-Khaimah, shkruan skynews.
Në mars, jahti u konfiskua nga policia italiane në portin e Triestes si pjesë e sanksioneve ndaj oligarkëve të pasur. E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë, me gjatësi 143 metra.
Një numër oligarkësh të sanksionuar kanë kërkuar të zhvendosin jahtet e tyre në vende të sigurta muajt e fundit për të shmangur konfiskimin dhe vendosja e anijes në Emiratet e Bashkuara Arabe është një kujtesë simbolike e neutralitetit të shteteve të Gjirit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe lidhjeve të saj me Kremlinin./abcnews.al/
Chelsea synon transferimin e Hugo Ekitikes
Osmani takoi ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë &...
Kërkuan rinumërim të votave në Tiranë dhe Durrës, KAS legjit...
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për të miratuar euron n...
Revolucion tek Arsenali, largohen plotë 20 futbollistë
VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të...