Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se Qeveria nuk ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët. Ai thotë se në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti vetëm i ka shpalosur masat që janë marrë në të kaluarën.
Këtë sqarim Kryeziu e ka bërë pasi u dha lajmi për kinse ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët.
Postimi i plotë i tij:
Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...