10:00
Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM) mban tryezë diskutimi me rastin Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me temën “Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e papërshtatshme në medie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) dhe Kolegji AAB organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)
10:30 – 16:45
Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, viziton komunën e Pejës.
Agjenda:
10:30 – Takim me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri. (Zyra e kryetarit të komunës)
12:50 – Vizitë në ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Qendra e qytetit)
13:20 – Vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals) (Rruga “Zhujë Selmani”, Nr. 93)
14:00 – Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë (Maja e Zezë në Pejë)
16:45 – Takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë (Qendra Rinore në Vitomiricë)
11:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhje. Në rend dite janë 22 pika. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbahet program për fëmijët. (Para Teatrit të Qytetit, Gjilan)
12:00
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe kompanisë “TehnoBurimi” për fillimin e ndërtimit të fabrikës në vlerë prej 4 milionë eurove. (Objekti i Komunës së Skenderajt)
12:30
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) dhe Misioni i USAID në Kosovë lansojnë Programin për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjilanit. (Qendra e Rinisë, Gjilan)
13:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, merr pjesë në tryezën diskutimit. (Qendra Korrektuese për të Mitur, Lipjan)
13:00
Komuna e Deçanit organizon programin festiv me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Oborri i Komunës, Deçan)
13:00
Baleti Kombëtar i Kosovës do të mbajë konferencë për shtyp, me rastin e premierës së dytë për vitin 2022 “Concerto Con Brio & Untitled” me koreografi nga Yannick Boquin dhe Siner Gonenc Boquin. (Teatri Kombëtar)
13:15
Mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik ndaj Haki Abazit nga Dardan Molliqaj, që kishte ndodhur në shtator 2019, pas një debati televiziv. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, mban mbledhje; përpilon listën e dokumentacionit për hetim. (Kuvendi i Kosovës, N204)
18:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për kinematografi. (Kino “Armata” në Prishtinë)
18:00
Përmbyllet Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” me shënimin e Ditës së Fëmijëve në kuadër të Festivalit “Prishtina Lexon”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Taukbahçe)
19:00
Me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit, organizohet festival për Ditën e Fëmijëve. (Sheshi “Ismet Jashari – Kumanova”, Prizren)/arbresh.info/
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...