Bullgaria është përjashtuar nga embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse deri në fund të vitit 2024, u tha të martën gazetarëve në Bruksel kryeministri bullgar Kiril Petkov.
Detaje të mëtejshme mbi përjashtimin do të zbulohen brenda dy ditësh, tha Petkov ndërsa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian për Ukrainën.
Petkov tha se përjashtimi do t’i japë Bullgarisë kohë për të përshtatur rafinerinë e saj për të përpunuar naftë tjetër.
Ai tha gjithashtu se është i kënaqur që raundi i gjashtë i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë do të kalojë dhe se flukset financiare të Rusisë do të ndalen.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Moskës. /abcnews.al/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...