Gjykata Speciale në Hagë ku mbahen të paraburgosur shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë proklamon se ndaj tyre zbaton standardet më të larta të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Nga e shkruara në të zbatuar është një humnerë e tërë. Kështu është thënë në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).
“KMDLNj vlerëson se ndaj tyre bëhen shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në mungesë të një monitorimi efektiv dhe të pavarur. Janë lejuar disa vizita për shkaqe humanitare për Kadri Veselin dhe Hysni Gucatin për të vizituar prindërit e sëmurë rëndë dhe për të vizituar varret pasi kanë ndërruar jetë. Është interesant se as Kadri Veseli e as Hysni Gucati nuk janë lejuar nga Gjykata Speciale të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ndërsa nën përcjellje dhe të vetmuar janë përcjellur për ta vizituar varrin e prindit”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.
“Çfarë kuptimi dhe çfarë e drejte është vizita e varrit dhe moslejimi i pjesëmarrjes në varrim?! Sidomos kjo e humbë çdo arsye dhe logjikë në rastin e Hysni Gucatit i cili është dënuar me 4,6 vjet burg dhe i cili nuk mund te ndikojë as në dëshmitarë, as në hetime e as në proces”.
“Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë ka qenë shumë më i përparuar në respektimin e të drejtave të njeriut se që është Gjykata Speciale për Kosovën, UÇK dhe shqiptarët. KMDLNj mendon se të paraburgosurit e Gjykatës Speciale nuk duhet të pranojnë këto vizita jodinjitoze ku nuk lejohen të marrin pjesë në varrim, si pjesa më e rëndësishme ndërsa lejohen të vizitohen varret thuaja menjëherë pas varrimit”, thuhet tutje në reagim. “Përfundimisht, nga aspekti i të drejtave të njeriut të paraburgosurit apo pengjet e Gjykatës Speciale nuk ka kush t’i mbrojë. Shteti i Kosovës më së paku”. /arbresh.info/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan