Nesër hapen terminet për viza pune për në Gjermani

10:28 | 31 Maj 2022
A Z

Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar qytetarët për hapjen e listës së regjistrimeve për termine të lira për viza pune në kuadër të muajit korrik.

Në njoftimin e ambasadës është bërë e ditur se aplikimi do të jetë i hapur nga nesër në ora 14:00, deri më 13 qershor.

“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.”thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu u theksua se lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00./arbresh.info/