Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili tentoi ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.
Vela i ka replikuar Petkoviqit përmes një cicërime në Twitter, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit, kur ai aspak nuk i shërbente paqes në rajon.
”Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja. Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999! Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”, shkruan Vela./arbresh.info/

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...