Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ata kanë diskutuar për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.
“Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare. Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjelltë”, thuhet në njoftim.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...