Deputeti i PDK-së: Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme e qëllimshme

18:39 | 30 Maj 2022
A Z

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur që sot të zhvillojë mbledhjen e rregullt, për shkak të mungesës së kuorumit.

Për shkak të kësaj mungese, Kryesia nuk ka arritur as deri tek shqyrtimi i ligjit për Trustin, ku i njëjti është shtyrë për javën e ardhshme.

Iniciuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu, ka reaguar duke thënë se mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës është e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Postimi i plotë:

Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjsi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Dhe kjo po ndodh!./arbresh.info/