Abazoviq takohet me Osmanin: E kemi detyrë të konkretizojmë projekte të përbashkëta

16:44 | 30 Maj 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin ka folur për projekte të përbashkëta mes dy vendeve.

Për takimin që u zhvillua në margjinat e Samitit për Demokraci të Europës Juglindore njoftoi Abazoviq përmes një postimi në Twitter.

“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”./arbresh.info/