Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në fabrikën në hyrje të qytetit të Tetovës, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm
“Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë apelojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekur janë ata me sëmundje pulmonare dhe sëmundje të zemrës, të cilët duhet të qëndrojnë sot në shtëpi dhe të ndjekin raportet për cilësinë e ajrit Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht N95”, thonë nga QMK.
Nga QMK apelojnë që dritaret dhe dyert e shtëpive të mbahen të mbyllura.
“Në orën 12 në vendngjarje ka mbërritur ushtria me një Hammer me 13 ushtarë, ndërsa në terren janë edhe 80 ushtarë nga kazerma e Tetovës me pajisje dhe makian për shuarjen e zjarrit”, thonë nga QMK.
Po ndihmojnë edhe zjarrfikësit nga Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, si dhe ekipe me mjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve me përmbajtje kimike./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit