Disa ditë më parë, dy të dyshuar janë vërejtur nga policia se po kontrabandojnë kafshë në kufirin Serbi-Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës dy të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët 12 dele dhe 12 dhi janë konfiskuar nga dogana.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti nën hetime.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë 26.05.2022 – 04:30. Njësitë policore kanë vërejtur dy të dyshuar me disa kafshë duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë dhe pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët (12 dele dhe 12 dhi) janë konfiskuar nga dogana. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...