
Kyiv mayor Vitali Klitschko reacts on a check-point on Kyiv outskirts on March 6, 2022. (Photo by Genya SAVILOV / AFP) (Photo by GENYA SAVILOV/AFP via Getty Images)
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka reaguar për lajmin e “Le Canton 27.ch”, në të cilin artikull thuhej se ai i ka falënderuar shqiptarët dhe Kosovën për solidaritetin me popullin ukrainas në luftën me Rusinë.
Përmes një shkrimi në Instagram, Klitschko tha se përpara se ta shpërndajnë këtë informacion, gazetarët duhet ta konfirmojnë një ekskluzivitet të tillë.
“Miq, disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, vazhduan të përhapin “citimin” tim të supozuar për Serbinë dhe Shqipërinë. Unë s’e komentova dhe përpara se ta rishpërndajnë këtë informacion të supozuar dhe të citojnë diçka, gazetarët duhet të kërkojnë konfirmimin me audio ose video të një ekskluziviteti të tillë”, ka shkruar Klitschko.
Në lajmin e medias shqiptare në Zvicër, “Le Canton 27.ch”, citohet Klitschko të ketë thënë se “pasi ju u çliruat nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia”, duke iu referuar Kosovës.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...