Një japonez shpenzoi afërsisht mbi 12 mijë eruo për një kostum realist të qenve, sepse donte të dukej si raca e tij e preferuar e qenit .
Burri, i i cili prezantohet vetëm si Toko, angazhoi një kompani japoneze të quajtur Zeppet, e cila njihet për krijimin e skulpturave dhe modeleve për filma dhe reklama, për të krijuar kostumin.

Zeppet iu deshën 40 ditë për të bërë kostumin pasi Toko kaloi nëpër raunde të shumta provash dhe rishikimesh.
“E bëra një kolie sepse duket e vërtetë kur e vesh”, tha Toko në një intervistë me gazetën japoneze Mynavik, transmeton arbresh.info
“E preferuara ime janë kafshët katërkëmbëshe, veçanërisht ato të lezetshme. Mes tyre mendova se do të ishte mirë një kafshë e madhe pranë meje, duke qenë se do të ishte një model realist, ndaj vendosa ta bëj qen.Kam përmbushur një kusht të tillë dhe kam bërë collie, raca ime e preferuar e qenit.”, shtoi ai.

Një punonjës i Zeppet foli gjithashtu se si ekipi i tij arriti të gjente mënyra se si figura e një qeni mund të korrespondojë me atë të një njeriu.
“ Meqenëse struktura e skeletit është shumë e ndryshme, ne shpenzuam shumë kohë duke studiuar se si ta bëjmë atë të duket si një qen, “tha punonjësi.
“Përveç kësaj, ne mbledhim fotografi të marra nga këndvështrime të ndryshme në mënyrë që veshja e bukur të mund të riprodhohet dhe të krijohet në mënyrë që të rrijë natyrshëm.”

Toko postoi një video të tij me kostumin muajin e kaluar, ku shihet duke tundur putrën dhe duke u rrotulluar rreth dyshemesë.
YouTuber-i gjithashtu postoi disa fotografi t në Twitter, ku pozon si një kolie./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...