Osmani takon ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, flasin për zhvillimet e fundit në vend

18:25 | 27 Maj 2022
A Z

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Në takim me ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.

Presidentja ka falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale