23-vjeçari tenton të vetëvritet, e shpëtojnë familjarët

17:25 | 26 Maj 2022
A Z

Mbrëmë, rreth orës 20:30, një 23-vjeçar nga Gjakova ka tentuar të vetëvritet, por familjarët e tij e kanë shpëtuar.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ku i njëjti ka treguar se 23-vjeçari ka tentuar që me një mjet të mprehtë të vetëvritet.

“Personi i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 23 vjeqare duke përdorur një mjet të mprehtë ka tentuar ta lëndoj veten, mirëpo familjarët kishin arritur ta pengonin”, tha Elezi.