I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu, ia ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën ambasadorit Florian Qehaja.
Ambasada e Kosovës në Shkup përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për pranim-dorëzimin e detyrës.
“Me një ceremoni solemne, sot I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup z. Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja. Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga z. Sadriu”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaj sot do t’i dorëzojë letrat kredenciale te Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Ambasadori Qehaja falënderoj z Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...