Finalja e Ligës së Europës do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët për disa arsye dhe padyshim, nuk do të harrohet nga shumë biznese, sa u përket përfitimeve në aspektin monetar.
Teksa Tirana po përgatitej për eventin ndoshta më të rëndësishëm të futbollit që ka pritur ndonjëherë, çmimet e hoteleve për tifozët që kanë rezervuar vende në tribuna janë rritur në mënyrë të parashikueshme, dy javët para ditës së finales. Me fluksin e njerëzve që pritet të vijnë në Tiranë, industria e mikpritjes e ka parë këtë si një vezë të artë.
Ekspertët e fushës së turizmit pohojnë se, eventi do të mundësojë një reklamë të mirë për turizmin e vendit tonë.
UEFA Conference League disa ditë më parë, ka zgjedhur të prezantojë Tiranën në një video promo të eventit të ditës së sotme.
Në një video prej 30 sekonda, të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi, për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.
Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...