Një gjykatë e apelit në Rusi e ka mbështetur vendimin për dënimin me nëntë vite burg për politikanin opozitar, Alexei Navalny.
Sipas mediave të huaja 45 vjeçari momentalisht është duke vuajtur dy vite e gjysmë burgim, vendim që u dha “sepse ai shkeli dënimin me kusht për mashtrim”, ndërsa vendimi paraprak u zëvendësua me dënim për nëntë vite burg në muajin mars të këtij viti, “pasi që ai i gjet fajtor edhe për përvetësim dhe përbuzje ndaj vendimeve të gjykatës”.
Bashkëpunëtorët e Navalny, zërit kritik ndaj presidentit Vladimir Putin, thanë se burgosja e tij është e motivuar politikisht.
Në procesin e apelit që u mbajt të martën në Moskë, avokatët e Navalny e hapën gjykimin duke e quajtur vendimin si të padrejtë.
Avokatja Olka Mikhailova tha se ky gjykim shkel ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, e në fillim të seancës dëgjimore tha se në këtë rast ka të meta procedurale.
Alexei Navalny u paraqit në këtë seancë përmes lidhjes me video nga Burgu i Pokrov, i cili gjendet 100 kilometra larg Moskës, burg në të cilin Alexei po e vuan dënimin e parë.
Të martën e kaluar, gjatë hapjes së seancës, ai kërkoi që seanca të shtyhej për një javë pasi që ai dëshironte të takohej me familjarët e tij, të cilëve u është dhënë e drejta e vizitës gjatë ditëve të javës. /Telegrafi/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...