Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, me të cilin takohet herë pas here, nuk ka kompetencë për të marrë vendimi.
Bislimi tha se ndërsa ai është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Kurti, tha se Petkoviqit i duhen javë për t’i takuar të tijët.
Përderisa unë kam kontakte të vazhdueshme të vazhdueshme ditore, mbase edhe në orë me kryeministrin, Z. Petkoviq i duhen ndonjëherë javë për t’u takuar me kryeministrin e vet. Kjo pastaj ndikon edhe në suksesin e procesit të dialogut. Mendoj që me pasë qenë dikush që është pak më në moshë dhe më me eksperiencë, ndoshta edhe procesi kish me qenë më konstruktiv dhe më produktiv”, tha Bislimi.
Ai tha se nuk ka pirë kurrë kafe me Petkoviqin dhe dha një arsye për këtë.
“…Mendoj që ekziston një arsye për këtë. Z. Petkoviq nuk është i pajisur me kompetencë për me marrë vendime, dhe rrjedhimisht është problem me të me diskutu për arsye se ai vetëm i regjistron ato dhe pastaj konsultohet me Beogradin. Nuk ka autorizim për të negociuar dhe arritur marrëveshje”, tha zëvendëskryeministri në Komisionin për Punë të Jashtme.
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...