Kourtney Kardashian dhe Travis Baker do të martohen në kështjellën Castello Brown në Portofino, Itali. Daily Mail raporton se ceremonia madhështore do të mbahet nesër ndërsa familja Kardashian-Jenner ka “zbarkuar” në fshatin e famshëm italian.
Sot po kryhen dhe përgatitjet përfundimtare në këshjellën Castello Brown. Vendi – i cili ofron pamje nga fshati historik bregdetar – është mbyllur që nga e mërkura e kaluar. Stafi është detyruar të nënshkruajë një marrëveshje ligjore dhe nuk ndan asnjë informacion.
Besohet se çifti do të shkojë në kështjellë me një varkë. Kamerat e sigurisë janë shtuar për të ndihmuar në monitorimin e zonës dhe për të mbajtur larg vizitorët e padëshiruar. Kujtojmë që çifti u martuan ligjërisht pak ditë më parë në Santa Barbara, Kaliforni.
Ata u martuan ligjërisht vetëm një muaj pasi mbajtën një ceremoni pa licensë martese në Las Vegas. Dyshja e njohur u fejuan në tetor të vitit të kaluar.
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë