Komisioni i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ku garojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të zhvillohen përmes parimit një anëtar një votë.
Procesi i votimit ka nisur në orën 8.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit, raporton TCh.
Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena