Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Klinë e Skenderajt, ku vetura ka goditur një fëmijë.
Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore ndaj dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar lajmin për arbresh.info
“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Klinë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (fëmija) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Zahiti.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Arbresh.info
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren