09:30
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT lanson hulumtimin “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë gjatë kohës së Covidit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani; ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; zv.komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi etj. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës, Ferizaj)
10:00
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizon turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi”. (Palestra e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike në raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Mbahet konferencë në të cilën do të prezantohet puna e deritanishme në projektin “Shumë perspektiva, shumë përvoja: histori gojore”. (Qendra Mediale në Çagllavicë)
13:00
PBC Academy organizon “Ditën e Orientimit në karrierë në fushën e TIK-ut”, me ç’rast maturantët do të njoftohen me programet e studimeve. (PBC Academy, Rr. “Tirana”, Prishtinë)
13:30
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) organizon protestë me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga. (Nisja prej sheshit “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës).
17:00
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n’Rrugë” për lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e nxënësve dhe komunitetit përreth. (Përballë shkollës “Elena Gjika”, Prishtinë)
19:45
Organizohet pritje solemne për ta nderuar Uta Ibrahimin, për arritjen e saj në Makalu, ngjitja e 7-të me radhë në mbi 8 mijë metra në vargmalet e Himalayas. Nga ora 20:00, mbahet konferencë për medie. (Aeroporti i Prishtinës)./arbresh.info/
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...