Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq me të cilin ka biseduar për temën kryesore atë të demarkimit kufitar mes dy shteteve.
Haradinaj ka thënë se obligimet që i kanë marrë kur kanë nënshkruar marrëveshjen do ta bëjnë realitet e që është përmbyllja me sukses i demarkimit të kufirit me korrigjim në sektorët e caktuar.
Postimi i plotë:
Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror. Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, kaloi dhe takimi me Presidentin Milo Gjukanoviq.
Bashkë do të qëndrojmë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, bashkë në rrugën euroatlantike, bashkë në agjendat e tjera me rëndësi për të dyja shtetet, e po ashtu bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar.
Falënderova Presidentin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës.
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena