Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka kërkuar sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që t’iu kthehen qytetarëve mjetet që kanë paguar më shtrenjtë për faturat e energjisë elektrike.
Mustafa tha se partia në pushtet ka kapur bordin e ZRRE-së dhe KEK-ut që kompanitë e saj t’i “trashin” xhepat.
Ai po ashtu ka kërkuar që të shkarkohet Bordi i ZRRE-së.
“Dje Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, se vendimi i ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike ishte e paligjshëm Pse insistonin dhe çka bën me ato 120 milionë euro që i paguan për rrymën? Tash gjithçka duket e qartë. E kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, po ashtu edhe ZRRE-në duke e shndërruar në departament të Qeverisë dhe njerëzit e lidhur ngushtë me pushtetin ose siç i quanin në të kaluarën oligarkët e lidhur me pushtetin, kanë kompani që tregtojnë me rrymë në Kosovë dhe kështu e mbyllën qarkun… ZRRE e rriti çmimin e rrymës dhe kompanive të partive në pushtet iu trashën xhepat. Skenë perfekte për të pasuruar kompanitë e partisë në pushtet dhe disa individ të fortë brenda kësaj partie… Kërkojmë që urgjentisht t’u kthehen qytetarëve mjetet që ua janë vjedhur-vjedhur në këta tre muaj. Të rishikohen tarifat menjëherë dhe të kenë të ligjshme”, tha Mustafa./arbresh.info/
Gjinekologu Veliu është goditur në kokë me mjet metalik, pol...
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë ...
E mitura rrëmbehet në mesnatë në Fushë Kosovë, nëna e saj lë...
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulm...
Ambasada e Italisë ka një njoftim për votuesit italianë në K...