Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, sot në Kuvend do të dorëzojë raport në Komisionin për Rregullore dhe Çështje të Imunitetit ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për audio-incizimin ku dëgjohet duke bërtitur dhe fyer zyrtarët e Kuvendit.
Akuza është për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës së deputetëve nga kryetari i Kuvendit dhe siç ka bërë të ditur tashmë OBRM-PDUKM, me raport do të dorëzojnë prova, por edhe dëshmitarë për siç thonë ata skandalin e kryeparlamentarit Xhaferi.
Sipas informacioneve nga grupi parlamentar, përveç audio-incizimit të Xhaferit duke iu drejtuar në mënyrë vulgare zyrtarëve parlamentar, në seancën komisionere do të thirren edhe tre-katër dëshmitarë të pranishëm në sallë në momentin e incidentit.
OBRM-PDUKM tashmë i ka bërë thirrje kryetarit të Komisionit, Panço Minov që të mbajë seancë për incidentin e Xhaferit, për të cilën ai është përgjigjur se Komisioni do të diskutojë vetëm nëse merr raport nga deputeti.
Varësisht nga vlerësimi i anëtarëve të Komisionit për Rregulloren dhe Çështjet e Imunitetit për peshën e kundërvajtjes, mund të ndërmirren masa si: vërejtje publike ose vendim për suspendim të deputetit në afat prej një muaji ose ndalim për të kryesuar trupat punues të Kuvendit në kohëzgjatje deri në një muaj.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...