Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë në Facebook ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), për rritjen e pagave në arsim për 15% nga muaji shtator.
Kovaçevski shkruan se kjo rritje e pagave është më e madhe deri tani, dhe së bashku me rritjen prej 21% është mbështetja më e madhe për të punësuarit në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm deri para 5 viteve, rritja maksimale e pagave ishte 5%, pa kriza globale. Tani, në kushte të krizës së madhe ekonomike dhe energjetike, përkrah rritjes së madhe të numrit të të punësuarve në arsim, nëpërmjet marrëveshjes kolektive do t’u mundësohet harmonizimi me pagat minimale dhe përfitime tjera”.
“Njëkohësisht do të definohet metodologjia për rritje të vazhdueshme të pagave, e cila do ta mbrojë standardin e mësimdhënësve dhe do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave pa nevojën e ndërhyrjes shtesë qeveritare, institucionale apo politike”, thotë Kovaçevski.
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj