Vdes një person në vendin e punës në Novobërdë

09:41 | 18 Maj 2022
A Z

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në vendin e punës.

Siç bën të ditur policia, viktima derisa ishte duke punuar në vendin e punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjtë pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJËSIMI, DEMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Novobërdë 17.05.2022 – 07:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet/arbresh.info/