Ish-zonja e parë Melania Trump ka folur për një kandidim të dytë të burrit të saj, Donald Trump, për President të SHBA-ve.
Kur bashkë-prezantuesi i “Fox and Friends Ëeekend” Pete Hegseth e pyeti Trumpin nëse mund ta shihte veten duke jetuar përsëri në Shtëpinë e Bardhë, ajo i tha: “Kurrë mos thuaj kurrë”, transmeton portal arbresh.info
“Unë mendoj se kemi arritur shumë në katër vitet e administratës së Trump”, tha ajo.
Kjo është paraqitja e parë e saj që kur Donald Trump la detyrën në fillim të vitit 2021.
Donald Trump shpesh ka aluduar për një kandidim të dytë presidencial në 2024 në ndalesa gjatë turneut të tij të Lirisë Amerikane. Në mars, ai i tha një turme në Fort Lauderdale, Florida: “Do të kthehem dhe do të jemi më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”, duke shtuar se “në vitin 2024, ne do të marrim përsëri Shtëpinë tonë të Bardhë të bukur”.
Megjithatë, Trump ende nuk ka shpallur një kandidaturë zyrtare.
Së fundmi, Melanie Trump, ka shprehur edhe indjinatën e saj ndaj revistës Vogue, e cila në numrin e fundit zgjodhi që në ballinë të shfaqë gruan e Joe Biden, Jill Biden./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër