Një rreshter i Policisë Rajonale në Pejë dyshohet se ka sulmuar mbrëmë një zyrtare policore.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë bërë të ditur se zyrtari policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”, është arrestuar.
Informacionet e para e hetuesit të IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë, zyrtari policori (me gradën e rreshterit, Senad Hamzic, jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë prokuroria themelore në Pejë pritet të kërkoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit, Hamzic./arbresh.info/

Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...