Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Ukraina mund ta fitojë luftën” kundër Rusisë. Duke folur nga Brukseli, ai tha se Rusia nuk ka arritur ta pushtojë Kyivin dhe Kharkivin dhe se kishte vonuar sulmin në Donbas.
Stoltenberg shtoi se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte ato vende më të sigurta, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
Ofensiva e Rusisë në Ukrainë po dështon dhe operacioni i saj në rajonin e Donbasit ka ngecur.
“Lufta ruse në Ukrainë nuk po shkon siç planifikoi Moska. Ata nuk arritën ta pushtonin Kyivin. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”, shtoi ai.
Stoltenberg thotë se NATO po e ndjek nga afër atë që po bën Rusia dhe është e gatshme të veprojë nëse Rusia fillon ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-s.
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...