Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cochard, gjatë ditës ka deklaruar se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është veprim i njëanshëm.
Në lidhje me këtë deklaratë të tij,profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, tha se kjo nuk duhet kuptuar në mënyrën se Franca është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Sa pata mundësi ta shikojë intervistën e ambasadorit francez në Serbi, në një media lokale përkundër insistimit të gazetares që të marrë një përgjigje se si do të votojë Franca, ai u përgjigj se nuk duhet të bëhet një pyetje e tillë sepse procesi i aplikimit tani ka filluar dhe në fakt procesi i anëtarësimit i ka disa faza dhe merr kohë”.
“Deklarimi që ai togfjalëshi “aplikimi i njëanshëm” ishte një gjuhë diplomatike e përgjithshme duke u thirrur në komunikimin dhe dhënien e rëndësisë dialogut. Megjithatë, kjo nuk duhet të kuptohet në asnjë mënyrë se Franca është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, është shprehur Murtezaj në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se është detyrë e Kosovës për t’u koordinuar dhe komunikuar me secilin anëtar të Këshillit të Evropës, nga të cilët pret votë pozitive.
“Vendet që e kanë njohur Kosovën është e pritshme që të do të votonin pro, por asnjëherë nuk ka siguri të plotë. Nuk guxohet që të startohet një proces dhe të lihet ashtu pa u marrë me të gjatë gjithë kohës”, tha Murtezaj, njofton Klankosova.tv.
Ai, gjithashtu tha se diplomacia e Kosovës nuk do të duhej ta marrë si të mirëqenë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, teksa shtoi se nuk dihet për afatin kohor se sa mund të zgjas ky proces.
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër