Në një lëvizje hakmarrëse, Rusia sot shpalli persona “non grata” një diplomat bullgar dhe 10 diplomatë rumunë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cristian Istrate dhe Atanas Krastin, ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë, u thirrën nga Ministria e Jashtme ruse, ku iu dorëzuan nota ku urdhërohej dëbimi i diplomatëve të tyre nga Moska.
Ky hap u mor në përgjigje të “vendimit të pamotivuar” të Bullgarisë dhe Rumanisë në prill për të dëbuar diplomatët rusë nga ambasadat në Sofje dhe Bukuresht, tha Ministria e Jashtme ruse.
Lidhur me Rumaninë, ministria tha se Moska “refuzon me vendosmëri” ato që i quajti “përpjekjet e pabaza të Bukureshtit për të fajësuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë”.
Ministria e Jashtme dënoi Rumaninë për “mbulimin e mizorive të kryera nga batalionet nacionaliste (ukrainase) kundër popullsisë civile” si dhe për furnizimin me “armë, pajisje dhe ndihmë të tjera për regjimin në Kiev”.
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...