“A duhet me i mshu tavolinës për me marr vesh dhe me i sjellë ligjet që i keni”, “E keqpërdore fort keq foltoren e Kuvendit”- përplasje mes Tahirit të AAK-së dhe Konjufcës
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka nisur me përplasje mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tahiri i AAK-së doli në foltore të Kuvendit për të paraqitur një mocion procedural por pastaj i parashtroj dy pyetje lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar.
“Si është e mundur që për 1 muaj e gjysmë jemi maltretu në këtë Kuvend, duke thënë se Komisioni Hetimor është në kundërshtim me Ligjin për hetim parlamentar. A është ky komision hetimor në kundërshtim me këtë ligj dhe nëse është pse e keni bërë? Pyetja e dytë është a duhet me e marr shishen dhe me i mshu tavolinës për me marr vesh dhe me i sjellë ligjet që i keni. A kuptoni që këto metoda, kjo zhurmë nuk është për këtë Kuvend”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se kërkesa e tij është që të kthehemi në një logjik të shëndosh të diskutimit.
Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca duke i thënë Tahirit se keqpërdori foltoren e Kuvendit.
“Sapo e keqpërdorë fort keq foltoren e Kuvendit, ta dhashë fjalën për tjetër gjë. Kështu nuk kam qef me ndodh në Kuvend të Kosovës, nuk shkon Kuvendi kështu, duhet me pas respekt ma shumë për mënyrën qysh i ka rregullat jeta parlamentare”, tha Konjufca.
Pas kësaj reagoi sërish shefi i AAK-së, Besnik Tahiri i cili tha se o duhet me përdorë metoda jo konvencionale për ta ngritur vetëdijen.
“Mocionin e kërkova me kërkesë të shumicës parlamentare. Unë nuk mundem pa e marrë fjalën sepse është keqpërdor seanca, nuk ki të drejtë për këtë që po e thua”, tha Tahiri. /arbresh.info/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten