Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati i KV-së.
Në një njoftim për media u tha se në këtë takim u diskutua për Projektligjin për Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit për këtë Projektligj.
“Ministrja Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues i njoftuan raportuesit për qëllimin e Projektligjit dhe argumentuan në secilën çështje që u adresua nga ta.
Haxhiu falënderoi delegacionin e Komisionit të Venecias për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve”, thuhet në njoftim.
Ministrja ka theksuar se konsultimet me Komisionin e Venecias janë tejet të vlefshme dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren