Organizata e hakerëve “Anonymous” i thërret të gjithë njerëzit që me datë 11 dhjetor, të marrin pjesë në “Trolling day” apo ofenzivën që planifikohet të bëhet online kundër ISIS-it, transmeton arbresh.info.
Mënyra për ta bërë këtë është që të postohen foto satirike dhe videoklipe me hashtag #Daesh ose #Daeshbags në internet.
Siç u tha, qëllimi i “Trolling day” është luftë kundër frikës që ata janë duke e përhapur. “Ata lulëzojnë për shkak të frikës tonë…Shpresojnë që veprimet e tyre të na detyrojnë të fshihemi nga frika “, kanë deklaruar Anonymous.
Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që nëpër rrugët e Nju Jorkut, Londrës dhe Parisit të përhapen posterë dhe fletëpalosje ku thuhet se Shteti Islamik nuk e përfaqëson Islamin./arbresh.info
Valët e të nxehtit, përmbytjet dhe rritja e nivelit të detit...
Zbulimi i ri: Kafeja sjell jetëgjatësi – lufton diabetin, de...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturë...
Moti sot me diell e vranësira të shpërndara
A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvend...