Ndërkohë që numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të shënojë rënie, një tjerë rast me fatalitet është raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 një qytetar nga Përmeti 75-vjeç.
Po sipas ministrisë, janë kryer 735 testime nga të cilat 25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, prej tyre më së shumti në Tiranë- 13.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë 286 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin dhe 22 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 275.366 raste, prej tyre 271.583 janë shëruar, 286 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...