Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jil Biden, sot u takua me refugjatët ukrainas të cilët gjenden në lindje të shtetit të Sllovakisë.
Biden foli me anëtarët e familjeve të refugjatëve dhe vullnetarët në qendrën e refugjatëve në qytetin e Kosices, në ditën e fundit të turneut katër ditor në Rumani dhe Sllovaki.
Në qytetin e Kosices, janë të strehuar mbi 400 mijë refugjatë ukrainas, të cilët kanë kaluar kufirin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Zemrat e amerikanëve janë me nënat e Ukrainës”, tha ajo, duke uruar të gjitha gratë e shkollës me rastin e “Dita e Nënës”, raporton Reuters, përcjell arbresh.info.
Jill pritet të largohet nga shteti i Sllovakisë të hënën, ndërsa dy ditët e parë të turneut katër ditor, qëndrojë në Rumani.
Ndërsa Burri i saj, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot do të zhvillojë takim me liderët e G7, ku pritet që me anë të një videokonfrencë të merr pjesë poashtu edhe presidenti i shtetit të Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të martën
Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Albion Rrahmani – treshja e het-...
WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën zyrtare stërvitore në ...
Cakolli i KDI-së tregon tri opsione nëse shkohet në zgjedhje...
Pas humbjes bindëse nga Norvegjia, Italia rikthehet tek fito...