Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se situate ka ndryshuar për të keq për ta, pasi që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përmendi Kosovën.
“Jo se ai do që ta dëmtojë Serbinë, por që është duke e bërë për t’i mbrojtur interesat e Rusisë”, është shprehur Vuçiq, raporton B92, transmeton KlanKosova.tv.
Sipas tij Perëndimi është duke provuar që t’i rrëzojë argumentet e Putin, duke thënë se Kosova dhe Donbas janë raste të ndryshme.
“Tani jemi në telash sepse Perëndimi do ta ftojë Serbinë shumë shpejt për ta njohur Kosovën, kështu që ata do t’i thonë Putinit që Donbas dhe Kosova nuk janë çështje të njëjta”.
“Më lejoni të ju them se të gjithë liderët evropianë më kanë treguar se Putini ka qenë këmbëngulës për rastin e Kosovës në bisedimet me ta”.
Më tej kreu serb ka theksuar se nuk pret që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se Beogradi është nën presion të jashtëzakonshëm.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...