Fer Volley rikthehet fuqishëm dhe mposht Dritën bindshëm në ndeshjen e dytë finale të playoffit, në konkurrencën e femrave.
Ferizajaset, të inspiruara në terren të vetë, treguan fuqinë e vërtetë dhe u rikthyen fuqishëm për të triumfuar 3-0 (25-21, 25-20, 25-20).
“Intelektualet” tentuan të bëjnë më shumë në secilin set, por e gjetën të pamundur t’i rezistojnë paraqitjes inspiruese të vendaseve. Ndeshja e tretë zhvillohet në Gjilan të shtunën, ku pritet të vazhdojë spektakli, teksa gjërat janë bërë edhe më interesante pas rezultatit të sotëm.
Takimi i tretë luhet me fillim nga ora 20:15, dhe transmetohet direkt në RTK4.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...