Pas dakordimit për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike, sipas kërkesës së PDK-së e të mbështetur nga deputetët e opozitës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës fitoi demokracia.
Ai tha se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë.
“Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend”, shkruan kryetari i PDK-së.
Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.
“Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë. Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”./arbresh.info/
Themelohet komisioni hetimor i opozitës për krizën energjetike
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00