Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se në takimin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë folur për luftën në Ukrainë dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor.
“Scholz e përsëriti disa herë se është i bindur për të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”.
Ndër të tjera ai ka thënë se si para kancelarit gjerman ka ngritur si problem marrëdhëniet rajonale, me të cilat përballet Beogradi, por që ka premtuar se Serbia nuk do të shkaktojë telashe.
“Serbia nuk do të jetë shkaktare e problemeve dhe në këtë kuptim, Ballkani Perëndimor do të jetë stabil dhe paqësor”, ka shtuar Vuçiq.
“Në dialog me Prishtinën, nuk do të jetë lehtë, por ne do ta japim më të mirën. Nuk mbetet vetëm në dëshirat tona”.
Ai më tej e ka quajtur Gjermaninë si partnerin kryesor ekonomik të Serbisë. klankosova
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...