Korab Rashiti, kosovari që jeton dhe vepron në Zvicër, ka siguruar një ulëse në Parlamentin e Kantonit të Bernës.
Rashiti i cili kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Kantonal të Bernës të mbajtura më 27 mars të këtij viti, në bazë të rezultateve pas zgjedhjeve nuk kishte arritur të sigurojë votat e mjaftueshme që të zgjidhej.
Po duke qenë se ishte i pari në radhën e listës nga ata që nuk ishin zgjedhur, pas tërheqjes së dy fituesve, vendi në parlament u lirua për kosovarin.
Rashiti është bërë shqiptari i parë që ka fituar një mandat deputeti në Parlamentin Kantonal të Bernës dhe i pari politikan shqiptar në gjithë Zvicrën që zgjidhet në çfarëdo niveli, nga partia SVP/UDC, raporton albinfo.ch.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...