Të mërkurën luhet ndeshja e dytë e serisë finale të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Nesër nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, takohen Ferizaj dhe Istogu. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e ka fituar Istogu me rezultat 32-31.
Përballja e parë e luajtur në Istog ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund. Një tjetër ndeshje interesante dhe dramatike kanë premtuar të dyja skuadrat finaliste.
Istogut i duhet edhe një fitore apo barazimi në Ferizaj për të fituar titullin e kampionit. Istogaset udhëtojnë me qëllim për ta ngritur lartë trofeun e kampionit.
Ndërkohë, Ferizaj duhet të bëj dy fitore për të fituar titullin. Pra, ferizajaset fillimisht synojnë ta fitojnë ndeshjen në shtëpi për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe kështu ta sigurojnë ndeshjen e tretë që sërish do të luhej në Istog.
Edhe në Ferizaj pritet të ketë shumë shikues në palestër.
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...